Dyshohet se e mori rrjedha e lumit, 75-vjeçarja gjendet e pajetë në fshatin Progër të Devollit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Strukturat e kërkim-shpëtimit në Devoll kanë informuar lidhur me rastin e personit të humbur në fshatin Progër, bashkia Devoll, ku djali i 76-vjeçares me inicialet F. H., sinjalizoi se ajo kishte dalë nga shtëpia në mëngjesin e datës 21 Nëntor dhe nuk ishte kthyer më.

76-vjeçarja në fjalë vuante nga demenca e plotë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Trupi i saj është gjetur rreth 1 km në anën perëndimore të përroit të fshatit. Policia po kryen veprimet, ndërkohë që forcat e armatosura do të bëjnë nxjerrjen e trupit të viktimës.

Ky rast shënon edhe viktimën e pare nga situata që ka përfshirë Shqipërinë prej motit të keq me reshje me intensitet të lartë. Autoritetet shtetërore këshillojnë me këtë rast të gjithë banorët e zonave ku ka probleme me përmbytjen në të gjithë vendin që të tregojnë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmanget çdo situatë që mund të shkaktojë probleme në vazhdim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme