Nuk ka fitues në “Air Albania”, Dinamo dhe Elbasani ndahen në paqe

Nuk ka fitues kryendeshja e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Mbyllet në barazim 1-1 sfida Dinamo-Elbasani, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Verdheblutë kalojnë të parët në avantazh falë golit të shënuar nga Tsague, por “blutë” kundërpërgjigjen me Bregun, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë është e luftuar, ndonëse reshjet e shiut nuk lejuan dy skuadrat që të jepnin më të mirë, por si Dinamo edhe Elbasani nuk arritën që të gjejnë golin e fitores.
Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja në “Air Albania” me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Pas këtij barazimi, Elbasani ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 24 pikë (Vllaznia luan nesër), ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




