Alarm në aeroportin holandez për dronë mbi hapësirën ajrore, anulohen fluturimet

Botë | 11 muaj më parë

Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar këtë të shtunë (22 nëntor), pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore.

“Trafiku ajror civil dhe ushtarak është pezulluar. Mjetet e kundërt-dronëve të Ministrisë së Mbrojtjes janë në gatishmëri për të ndërhyrë. Policia dhe garda kombëtare mbretërore janë gjithashtu në vendin e ngjarjes“, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X.

Ndërkohë, një natë më parë ushtria holandeze hapi zjarr ndaj dronëve mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore.

Kujtojmë se aeroporte të ndryshme në Evropë u detyruan të mbylleshin përkohësisht në shtator për shkak të dronëve, duke përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme