Buxheti 2026 për mjedisin – Xhumari: Rritje me 18% e investimeve për mbrojtjen e mjedisit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ministria e Mjedisit parashikon Projektbuxheti e vitit 2026 me  rritje të investimeve dhe mbështetje për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 27 të BE-së. Zv/ministrja Elda Xhumari deklaroi në komision se buxheti i ri synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vetëfinancimin e zonave të mbrojtura.

“Ministria e Mjedisit po ecën drejtë një modeli qëndrueshmërie financiare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ku ka ndërtuar struktura që gjenerojnë të ardhura nga tarifat e hyrjes në parqe, nga shërbimet turistike dhe aktivitetet edukative. Me këtë koncept jemi duke shkuar drejt një ekonomie të gjelbër që gjeneron vlerë publike duke ruajtur natyrën si një burim të qëndrueshëm burimi”, u shpreh Xhumari.

Ndërkohë ajo bëri të ditur ngritjen e strukturave që gjenerojnë të ardhura nga parqet, si dhe rritjen prej 9,2% të fondeve për monitorimin e ajrit dhe muzealizimin e Qendrës Multifunksionale të Vjosës.

“Në 2026 për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare janë parashikuar një vlerë prej 20 milion lekësh në bazë marrëveshje dhe detyrime. Për 2026 investimet parashikohen të rriten me rreth 18% duke reflektuar prioritetet e ministrisë”, tha ajo.

Ndërkohë gjatë komisionit kaloi edhe nen për nen edhe projektligji “Për buxhetin e vitit 2026” i Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme