Moti i keq në Kukës, akset nacionale të qarkullueshme por me rrezik rënie gurësh

Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.
Autoritetet raportojnë se rrugët nacionale në qark janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave gjatë gjithë kohës, por qarkullimi është i lirë nga ndërhyrja e kontraktorëve për pastrimin e tyre.
Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar emergjenca të tjera deri në këto momente.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ka mungesa të saj në fshatin Mamëz në Njësinë Administrative Kolsh, Nj.A. Surroj në bashkinë Kukës, si dhe Nj.A. Tropojë e Vjetër, Fierz, Llugaj, Margegaj në bashkinë Tropojë, dhe fshati Zarisht në Nj.A. Fajza të bashkisë Has.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




