Ministria e Shëndetësisë: Mbi 130 mijë nxënës përfitojnë nga depistimet dentare dhe të shikimit në shkolla

Aktualitet | 11 muaj më parë

Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar po vijon të ofrojë shërbime shëndetësore parandaluese për fëmijët brenda ambienteve shkollore, duke garantuar zbulim të hershëm të problematikave dhe promovimin e një rritjeje të shëndetshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vitit shkollor 2024–2025, 132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare, ndërsa 102,201 nxënës janë kontrolluar për shqetësime të shikimit. Ky program synon të identifikojë me kohë problematikat shëndetësore tek fëmijët, duke mundësuar ndërhyrje të hershme dhe duke forcuar kujdesin parandalues në shkolla.

“Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore.

132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare dhe 102,201 për problematika të shikimit për vitin shkollor 2024–2025, duke garantuar zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshme”, thuhet në postimin e ministrisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme