RTSH siguron foton/ Atentati në Lushnjë, momenti kur dy autorët qëllojnë me automatik në drejtim të 45-vjeçarit
Një moment i frikshëm është kapur gjatë atentatit që ndodhi një ditë më parë në Lushnjë, ku dy persona të armatosur me automatik qëlluan ndaj 45-vjeçarit Julian Sula. Rtsh.al ka siguruar foto nga momenti i atentatit, ku dy autorët hapin zjarr ndaj automjetit që udhëtonte Julian Sula, një emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Në foton e siguruar nga Rtsh.al duket momenti ku autorët, pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë qëlluar në mes të rrugës me automatik në drejtim të makinës ku ndodhej Sula.
Dy autorët, të maskuar me kapela, maska të zeza në fytyrë dhe të armatosur në automatik, kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në rrugën “Misto Mame” dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës tip “BMË” ngjyrë e zezë” që lëvizje 45-vjeçari Julian Sula, sapo ai hyri në rrugë.
Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës kalon me shpejtësi, pasi dyshohet se Sula i ka pikasur atentatorët dhe ka kaluar me shpejtësi. Automjeti i autorëve pak orë më pas u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj.
Atentati ndodhi më 25 nëntor rreth orës 10:40, pranë stadiumit të Lushnjës. 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa pistë hetimi është e shkuara e 45-vjeçarit.
Kush ishte shënjestra që mbeti i plagosur?
Julian Sula, i cili mbeti i plagosur në këmbë pasi u qëllua dyshohet nga një mjet në lëvizje është një emër i njohur për policinë. Sula njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe rezulton person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.
Më 13 tetor 2017, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjën ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, ai u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qenë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti si dhe Sajmo Xheliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




