Arrestohet 44-vjeçari në Shijak, kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare

Aktualitet | 11 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak ku një 18-vjeçare është përdhunuar nga një 44-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme