“Fest 64” në data 17-20 dhjetor – Marrin pjesë 28  këngëtarë, fituesi shkon në Eurovizon

Kulturë | 11 muaj më parë

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Fest 64 do të mbahet në datat 17, 18 , 19 dhe 20 dhjetor.

Teksa numërimi mbrapsht ka nisur gjithçka është gati për të sjellë tek publiku festën e madhe të muzikës së lehtë shqiptare.

Për 4 net me radhë 28 artistët pjesëmarrës do të ngjiten në skenën prestigjioze në Pallatin e Kongreseve ku do të performojnë këngët e tyre përpara publikut e jurisë, si edhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.

Prej ditësh kanë nisur tashmë dhe provat, ku artistët pjesëmarrës dhe Orkestra  Simfonike e RTSH-së, së bashku me këngëtaret  po punojnë për të gjitha detajet, përgatitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë publikut përgjatë 4 netëve live të Festivalit.

Provat po zhvillohen në Sallën e Orkestrës Simfonike, artistët po punojnë nga afër me Orkestrën për të ndërtuar interpretimin live të çdo kënge, duke përshtatur detajet muzikore sipas konceptit të tyre artistik.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme