Tepelenë, betohet kryebashkiaku Sako – Agroturizmi, prioriteti i parë në drejtimin e bashkisë
Gramos Sako mori këtë të mërkurë zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë Tepelenë, në një ceremoni betimi të zhvilluar në Pallatin e Kulturës, ku ishin të pranishëm këshilltarët bashkiakë dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Ai do ta ushtrojë detyrën deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Në fjalën e tij, Sako u shpreh se do të vijojë projektet në shërbim të komunitetit, duke e vendosur agroturizmin në prioritet të punës së tij.
“Betimi i sotëm nuk është thjesht një akt formal, por është zotimi im i sinqertë se do të jem kryebashkiaku i të gjithëve, i çdo lagjeje, i çdo fshati, i çdo familjeje, i çdo qytetari pa dallim. Dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur dhe dora ime do të jetë e shtrirë për këdo që do të sjellë një ide apo një shqetësim për Tepelenën tonë.” – tha Sako.
“Është detyrë e të gjithëve ne që angazhimin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako, ta kthejmë në një mbështetje edhe më të fuqishme se sa gjatë fushatës. Detyra ime e parë si deputete dhe si ministre e qeverisë, së bashku me deputetin tjetër, Tërmet Peçi, është të ndjekim së bashku hap pas hapi çdo shqetësim.” – u shpreh Mirela Kumbaro.
“Është kënaqësi dhe privilegj i madh që do të vazhdojmë së bashku me këtë ekip të mrekullueshëm, që unë kisha fatin për shumë vite ta menaxhoj këtë qytet të mrekullueshëm dhe plot histori.” – u shpreh Tërmet Peçi.
Gramos Sako mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë Tepelenë, në një ceremoni betimi të zhvilluar në Pallatin e Kulturës. Në fjalën e tij pas betimit, Gramos Sako theksoi se do të vijojë projektet në shërbim të komunitetit, me fokus qëndrueshmërinë dhe nevojat prioritare të zonës.
Në këtë aktivitet morën pjesë këshilltarët bashkiakë dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila vlerësoi procesin dhe bashkëpunimin institucional. Sako do ta ushtrojë mandatin deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Ai deklaroi se agroturizmi do të jetë një nga drejtimet kryesore të punës së tij, duke synuar zhvillim ekonomik, nxitjen e prodhimeve vendase dhe promovimin e potencialeve të Tepelenës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




