Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it në Marok

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, po merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marrakesh me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive nga 196 vende të botës.
Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me delegacionin që e shoqëron, Drejtuesin e Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesin Ulian Shpataraku, do të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendës presidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që mblidhet një herë në vit, ka përgjegjësi për marrjen e vendimeve kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat e organizatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




