Vllaznia-Teuta në RTSH, Qato: “Loro Boriçi”, fortesa jonë

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” nesër në orën 18:00, në një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. Shkodranët synojnë rikthimin te fitorja, që të ruajnë pozitat në krye të renditjes. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori Klinti Qato, që vlerëson durrsakët, por thekson se Vllaznia është shumë e fortë në “Loro Boriçi”.

“Kjo mendoj se është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke ditur që katër ndeshjet e fundit nuk i kemi bërë ashtu si duhet dhe nuk kemi marrë maksimalen e pikëve. Mendoj se Teuta është një skuadër e kompletuar, një skuadër që pëson pak gola dhe të lërë pikë.

Megjithatë ne kemi treguar se në Shkodër kemi armën më të fortë fushën dhe mendoj se do të dalim me tre pikë. Në ndeshjet e fundit gjendja e grupit nuk ka qenë ajo më optimalja sepse kemi patur edhe shumë lojtarë të dëmtuar, por mendoj se një skuadër kampione do të dali shumë shpejt nga kjo situatë”, ka thënë mes të tjerash Qato.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme