Librazhd – Nxënësit e shkollave sjellin në skenë histori, traditë dhe folklor

Aktualitet | 11 muaj më parë

Drejtoria Arsimore e Librazhdit ka organizuar një koncert të madh për festat e Nëntorit, duke bashkuar të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e qytetit.

Nxënësit, me ndihmën e prindërve dhe mësuesve, sollën një program që pasqyronte shekuj historie, vuajtjesh dhe triumfesh, si edhe trashëgiminë kulturore me këngë folklorike dhe veshje tradicionale të zonës.

“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte një bashkëpunim ndërmjet të gjitha shkollave, shkëmbim eksperience. Bashkëpunimi luan një rol kyç sot dhe ky ishte qëllimi: të vinim ndryshe, të na sillnin në periudha,” tha Ariana Çekrezi, drejtuesja e institucionit arsimor.

Vetë nxënësit u shprehën të emocionuar nga pjesëmarrja, duke falënderuar Bashkinë Librazhd për mbështetjen dhe duke kërkuar më shumë aktivitete të tilla për të rinjtë.

Në gjithë qytetin, atmosfera festive është e dukshme, me simbole kombëtare në çdo rrugë. Bashkia Librazhd i ka kushtuar një rëndësi të madhe festave të Pavarësisë dhe Çlirimit, ku në qendër janë të rinjtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme