Manastirliu me banorët e Njësisë 1: Buxheti 2026 sjell mbështetje sociale dhe fond për hapësirat publike

Në vijim të konsultimeve publike për buxhetin e vitit 2026, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe deputetë të zonës, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë nr. 1 në kryeqytet.
Gjatë prezantimit të vizionit “Shqipëria 2030”, Manastirliu theksoi se përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës dhe krijimi i më shumë hapësirave publike do të jenë ndër prioritetet kryesore të buxhetit të ri.
Ajo nënvizoi se dialogu me komunitetin është thelbësor për të adresuar shqetësimet e qytetarëve dhe për t’i reflektuar ato në politikat e qeverisë.
“Një prej prioriteteve tona mbetet infrastruktura brenda zonave të banimit, e shoqëruar me operacionin e çlirimit të hapësirave publike. Bashkia do të vendosë një fond të posaçëm për këto projekte, që do të shtrihen jo vetëm në njësinë nr. 1, por në të gjithë Tiranën,” u shpreh Manastirliu.
Sipas saj, buxheti i vitit 2026 do të sjellë modele të reja zhvillimi urban, duke synuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet tradicionale, ashtu edhe në zonat e reja të kryeqytetit. Ajo shtoi se ndryshimet ligjore për kontrollin e territorit do të garantojnë që çdo rezidencë e re të ketë hapësira të dedikuara për fëmijët dhe të moshuarit.
Manastirliu theksoi gjithashtu se rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një mekanizëm shtesë për gjelbërimin e zonave, ku bizneset që përfitojnë hapësira për shfrytëzim do të kontribuojnë me fonde të dedikuara.
“Zbatimi i kësaj rregulloreje do të jetë përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës,” tha ajo.
Takimi u fokusua edhe tek mbështetja sociale që buxheti i ri parashikon për të moshuarit, familjet, punonjësit e administratës publike, si edhe profesionistët e shëndetësisë dhe arsimit, duke e përforcuar vizionin e qeverisë për një kryeqytet më funksional dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Manastirliu theksoi se buxheti i vitit 2026 synon të sjellë projekte të reja në të gjithë Tiranën, duke krijuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet tradicionale, ato ekzistuese, por edhe në zonat e reja të kryeqytetit.
Ajo shpjegoi se ndryshimet ligjore për kontrollin e territorit do të garantojnë që çdo rezidencë e re të ketë ambiente të posaçme për fëmijët dhe të moshuarit.
“Rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një mekanizëm shtesë për gjelbërimin e qytetit, ku bizneset që përfitojnë hapësira për shfrytëzim do të kontribuojnë me fonde të dedikuara,” u shpreh Manastirliu, duke theksuar se zbatimi i kësaj rregulloreje do të mbetet përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




