Negociatat për fundin e luftës, zyra e Zelenskyt: Delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-së do të takohen në fund të kësaj jave

Botë | 11 muaj më parë

Kreu i zyrës presidenciale të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak ka deklaruar se delegacionet ukrainase dhe amerikane do të “vazhdojnë të ndërtojnë mbi rezultatet e arritura në Gjenevë” gjatë bisedimeve në fund të kësaj jave.

“Është thelbësore të mos humbasësh produktivitetin dhe të punosh shpejt”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Qëllimi ynë kryesor i përbashkët mbetet i pandryshuar – arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe dinjitoze për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur. Ashtu siç bëmë në Gjenevë, tani po përgatitemi për një dialog konstruktiv për të bërë përparim të prekshëm në përcaktimin e hapave për t’i dhënë fund luftës”, u shpreh ai.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të dërgonte zyrtarë në Moskë dhe Kiev për të finalizuar negociatat mbi një marrëveshje të mundshme paqeje.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet me diplomatë rusë, ndërsa sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, do të zhvillojë bisedime me Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme