Radhë të gjata në Kakavijë, fluksi i qytetarëve krijon vonesa në kalimin kufitar

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kjo e premte ka shënuar radhë të gjata pritjeje në pikën kufitare të Kakavijës, në hyrje drejt Greqisë. Fluksi i shtuar i qytetarëve që udhëtojnë për fundjavë ka krijuar vonesa në procedurat e kalimit, duke sjellë pritje të zgjatura për udhëtarët.

Nga pala shqiptare dhe ajo greke po punohet me 3 sportele operative, me qëllim menaxhimin e situatës dhe shmangien e pritjeve të gjata për qytetarët që kalojnë kufirin.

Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimeve të Policisë Kufitare Kakavijë, më 27 nëntor 2025 u përpunuan 4.320 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të cilët 1.824 ishin në hyrje dhe 2.496 në dalje. Në të njëjtën ditë, u regjistruan gjithashtu 1.669 mjete në hyrje dhe dalje, përkatësisht 741 në hyrje dhe 928 në dalje.

Autoritetet kufitare po vijojnë monitorimin dhe menaxhimin e fluksit, ndërkohë që udhëtarët këshillohen të planifikojnë kohën e udhëtimit dhe të kenë durim gjatë pritjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme