“Abissnet Superiore” në RTSH: Elbasani barazon me Partizanin dhe rrëmben vendin e parë, Teuta surprizon Vllazninë në “Loro Boriçi”

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Janë luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së 13-të në “Abissnet Superiore”, që erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH Sport dhe RTSH 2). Elbasani është ndalur në një barazim pa gola përballë Partizanit, por që i ka dhuruar vendin e parë në klasifikim. Ndërkohë, Teuta ka surprizuar Vllazninë duke e mundur me rezultatin 1-0.

Elbasani-Partizani 0-0(RTSH Sport) – Në “Elbasan Arena”, pavarësisht volumit të lojës, Elbasani dhe Partizani nuk u treguan konkret në finalizimin e aksioneve duke dhuruar një barazim 0-0 në këtë javë të 13-të të “Abissnet Superiore”. Barazimi i dytë radhazi për Elbasanin, pas atij me Dinamon në javën e kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të kuqtë, të cilët barazuan me Vllazninë në javën e kaluar. Me këtë barazim, Elbasani ngjitet në vendin e parë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Partizani në vend të 7-të me 14 pikë.

Vllaznia-Teuta 0-1(RTSH2) – Goli i shënuar nga Beshiraj 84’ bëri që Teuta të surprizojë Vllazninë në “Loro Boriçi” për një fitore 1-0. Një ndeshje me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa. Durrsakët panë të anulohej një gol që në fillim të ndeshjes, ndërsa në fundin e takimit humbën shërbimin e Fadairo, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Karton i kuq dhe për drejtorin sportiv, Renato Arapi për protesta.

Vllaznia humbet vendin e parë në klasifikim dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve, Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të 4-ët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme