Botërori i Skive në RTSH/ Odermatt dhe Brennsteiner dominojnë Super Slalomin Gjigant dhe Slalomin Gjigant

Evente Sportive | 11 muaj më parë

Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është festuar ndryshe në malin Copper të Kolorados ku të enjten dhe të premten nisi ndalesa e katërt e Botërorit të Skive.

Në pritje të garave të femrave, të cilat do të transmetohen në Rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar sot (të shtunën) dhe nesër, radhën për të garuar e kishin meshkujt.

Të enjten gara e Super Slalomit Gjigant u dominua nga Marco Odermatt. Skiatrori nga Zvicra, i cili festoi triumfin e 47-të në Botëror dhe të 16-in në Super-G, kreu dy zbritjen e tij me kohën 1:07.70. Kohë thuajse të njëjtë dhuroi edhe vendi i dytë, Vincent Kriechmayr. Skiatori nga Austria i shkoi shumë pranë medaljes së artë me kohën 1:07.78. Vendi i tretë i shkoi Raphael Haaser, i cili në dy zbritjet e tij ndaloi kronometrin në kohën 1:07.83.

Ndërsa të premten në disiplinën e Slalomit Gjigant triumfoi për herë të parë Stefan Brennsteiner. Austriaku dhuroi kohën (2:30.98) më të shpejtë pas dy zbritjeve. Vendi i dytë në pod ishte për Henrik Kristoffersen. Norvegjezi në dy zbritje regjistroi kohën 2:31.93. ndërsa në vend të tretë këtë garë e mbylli kroati Filip Zubcic me kohën 2:31.98.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme