Fëmijët nga Çekia këndojnë Shqip në TKOB, interpretimet e tyre u duartrokitën nga të pranishmit

Kulturë | 11 muaj më parë

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit mirëpriti për herë të parë në Shqipëri “Czech Boys – Boni Pueri”, korin e djemve me famë botërore nga Republika Çeke, të cilët sollën një performancë të jashtëzakonshme me 35 zëra të pastër dhe emocionues.

Nën drejtimin e maestro Pavel Horák koncerti u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike që pasuroi skenën shqiptare me një traditë të çmuar të artit koral ndërkombëtar.

Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më mbresëlënëse ishte fakti se fëmijët çek performuan dhe prezantuan një pjesë të programit në gjuhën shqipe, duke krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me publikun shqiptar.

Interpretimet në shqip, të realizuara me kujdes dhe dashamirësi, u duartrokitën gjatë nga të pranishmit. Koncerti u prit me entuziazëm dhe u vlerësua si një nga momentet më të veçanta të sezonit artistik, duke i dhuruar publikut shqiptar një përvojë të rrallë muzikore dhe kulturore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme