Ministri Blendi Gonxhja ndan pamjet mbresëlënëse të aktiviteteve në Luginën e Preshevës, në kuadër të festave kombëtare

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje dhe detaje nga festimet e 28 Nëntorit në Luginën e Preshevës.

Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, organizoi një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

“Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, po organizon një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, me rastin e festave të Nëntorit.

Jehoi salla në Bujanoc të Luginës së Preshevës me këngën Besa-Besë, të performuar nga nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” bashkë me publikun, në kuadër të manifestimit kulturor të 28 Nëntorit përmes programit kulturore “Nëntor Lugine” të mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë.

Mbi 607 artistë e krijues të angazhuar dhe mbi 3,500 pjesëmarrës të pranishëm në evente, publik, të rinj, nxënës, komuniteti i gjerë dhe dashamirës të artit e kulturës shqiptare që u bashkuan për të festuar.

Kjo nismë vjen menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në shtator, si dhe pas vizitave zyrtare të zhvilluara këtë vit në Luginën e Preshevës, të cilat u realizuan nën kujdesin dhe vëmendjen e posaçme të Kryeministrit Rama.

Gjatë këtyre vizitave, u thellua dialogu me komunitetin shqiptar, institucionet lokale, dhe të rinjtë që mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë në Luginë.

MTKS dhe institucionet e saj, mbeten plotësisht të përkushtuar të forcojnë bashkëpunimin me Preshevën dhe të gjithë Luginën, duke mbështetur nismat kulturore, panairin e librit, artistët e rinj, aktivitetet komunitare dhe çdo përpjekje që ruan, zhvillon dhe promovon identitetin shqiptar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme