I jepet lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapit – Miq e të afërm në Tetovë homazhe në nder të artistit

Kulturë | 11 muaj më parë

Mes dhembjes dhe lotëve familjarë, miq e të afërm, dashamirës gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit Shap Kasapit gjatë një ceremonie të mbajtur në pallatin e Kulturës në Tetovë, në vendlindjen e tij.

Këngëtari i njohur u nda nga jeta pas një ataku kardiak, më 26 nëntor ndërsa ndodhej në Itali. Në homazhet e zhvilluara kolegë të njohur të artistit me lot në sy u përkulën në trupin e pajetë të këngëtarit pranë arkëmortit të mbuluar me flamurin kuq e zi dhe foton e këngëtarin.

Lajmi ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, të cilët e kujtojnë Kasapin për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme