Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate ën qytetin e Lushnjës. Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e para, policia dyshon se drejtuesi mund të mos ketë vënë re rrethrrotullimin teksa po dilte nga qyteti i Lushnjës, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të godasë shtyllën e ndriçimit.
Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




