Problemet me vend-parkimet në Lushnjë, vendimi synon t’i japë zgjidhje situatës

Aktualitet | 11 muaj më parë

Problemet me vend-parkimet në qytetin e Lushnjës u diskutuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë të mërkurë (3 dhjetor).

Të majtë e të djathtë u bënë bashkë për të gjetur zgjidhje për lirimin e hapësirave, të cilat, pavarësisht aksioneve dhe gjobave të policisë, kanë mbetur të patrajtuara.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u propozua heqja e tarifës vjetore prej 10 mijë lekësh për makinat që jepen me qira.

“Do t’u propozohet që të gjithë bizneset që ushtrojnë aktivitet me mjete me qira dhe shitjen e tyre të mos lejohen të parkojnë mjetet e tyre në asnjë rrugë apo shesh të qytetit të Lushnjës. Hapësirat rrugore dhe të blloqeve të banimit të qytetit, që i shërbejnë të gjithë qytetarëve, nuk do të lejohen të përdoren për përfitime ekonomike”, tha Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Një tjetër propozim, në funksion të shfrytëzimit me leje të hapësirave për parkim, ishte edhe pajisja e qytetarëve me karta rezidenciale. Ndërkohë, vetëm për muajin nëntor policia bashkiake ka vendosur 450 gjoba për shkelje të rregullave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme