Besa mbetet pa trajner, Shpëtim Duro jep dorëheqjen pas humbjes ndaj Apolonisë

Kategoria e Parë | 11 muaj më parë

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Besës. Tekniku i mirënjohur e me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin kavajas pas humbjes në mesjavë ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0.

Shpëtim Duro mori drejtimin e skuadrës në javën e tretë të kampionatit me shpresën për ta ringritur e për të luftuar për objektiva madhorë, por rezultatet nuk ishin të pritshme.  Kësisoj, 65-vjecari prej javësh kishte pranuar hapur vështirësitë që kishte për të drejtuar këtë grup lojtarësh me të cilët u ishte gëzuar vetëm 3 fitoreve, po kaq barazime, ndërsa ka pësuar 6 humbje.

Tani mbetet të shihet se kush do të marrë drejtimin e Besës, në kërkim të trajnerit të tretë të sezonit pas Emiljano Çelës dhe Shpëtim Duros, edhe pse nuk është arritur ende gjysma e kampionatit. Një skuadër e mirë investuar, Besa pas 14 javësh kampionat, pozicionohet në zonën e Play-Out-it në vendin e 9-të me 14 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme