Prodhimi i verës artizanale të Pogradecit që ruan historinë, shijen dhe identitetin lokal
Prodhimi artizanal i verës vijon të jetë një nga traditat më të vyera të familjeve të vjetra pogradecare, të cilat ruajnë me kujdes qilarët e mbushur me bute druri, aty ku fermentohet historia, aroma e rrushit dhe identiteti i zonës. Edhe pse numri i familjeve që e prodhojnë verën në kushte shtëpie ka rënë, pothuajse çdo shtëpi autoktone në Pogradec e ruan ende zakonin e shkeljes së rrushit, duke e mbajtur gjallë këtë ritual shekullor.
Artur Blacëri, prodhues vere, u shpreh për RTSH: “Në fillim të tetorit mblidhet rrushi dhe në fund të nëntorit apo fillim të muajit dhjetor bëhet vera. Në Pogradec bëjnë të gjithë verë dhe po ta hapësh atë, kthehet në një liqen të dytë për gjithë zonën.”
“Kush bën verë është artist në vetvete” – shprehet një tjetër prodhues vere në Pogradec.
Kjo traditë është kthyer edhe në festë, pasi Bashkia e Pogradecit prej 30 vitesh organizon një aktivitet dedikuar verës, ku promovohen shijet, kultura dhe trashëgimia lokale. Këtë vit festa e verërave dhe gështenjës do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




