Infantino për Botërorin 2026: Do të jetë ngjarja më e madhe në histori

“FIFA ka qenë burimi zyrtar i lumturisë për njerëzimin për më shumë se 100 vjet. Ne po festojmë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës më të madhe ndonjëherë, jo vetëm ngjarja më e madhe sportive, por ngjarja më e madhe që njerëzimi do të shohë ndonjëherë”.
Kjo ishte fjala hapëse e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në ceremoninë e shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington. “Kemi tre vende të mrekullueshme, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampionë bote. Do të kemi një verë emocionuese, do të jetë unike, yjore, spektakolare, me 7 milionë njerëz në stadiume dhe 6 miliardë njerëz që e shikojnë në TV nga e gjithë bota. Është si 104 Super Boël në një muaj, kjo është magjia që kemi krijuar”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




