13 të arrestuar për ekstremizëm në tre vite, RTSH siguron statistikat. Ndalimet u rritën, 127 procedime penale

Aktualitet | 11 muaj më parë

127 persona janë proceduar penalisht për vepra me natyrë ekstremizmi dhe terrorizmi gjatë tre viteve të fundit në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, në vitin 2023 u regjistruan 55 procedime, të gjitha në gjendje të lirë. Në vitin 2024 numri i procedimeve ra në 35, por u shënua rritje e arrestimeve me 4 persona. Ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 37 procedime dhe numri i arrestimeve arriti në 9 raste.

Kjo tregon se, edhe pse procedimet penale kanë ardhur në rënie krahasuar me vitin 2023, numri i arrestimeve është rritur, çka sipas ekspertëve lidhet me rëndimin e rasteve dhe rritjen e vigjilencës së autoriteteve.

Sipas raportit të Institutit të Evropës Qendrore me qendër në Poloni, për vitin 2024 Shqipëria konsiderohet vend me rrezik relativisht të ulët terrorist. Megjithatë, faktorë të tillë si papunësia, varfëria, emigrimi masiv, ndikimet e jashtme dhe kthimi i luftëtarëve nga zonat e konfliktit mund të rrisin rrezikun e radikalizimit. Rreziqet kryesore lidhen kryesisht me radikalizimin individual dhe mundësinë e financimit të aktiviteteve terroriste.

Gjithashtu, në raport theksohet se format e terrorizmit që mund të prekin Shqipërinë përfshijnë radikalizimin fetar, rekrutimin për luftëtarë të huaj, përhapjen e propagandës ekstremiste online dhe financimin e fshehtë të aktiviteteve terroriste. Për të parandaluar këto forma, nevojiten masa parandaluese, monitorim i aktivitetit online, bashkëpunim ndërinstitucional dhe politika të vazhdueshme për parandalimin e radikalizmit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme