Buxheti 2026 për Malësinë e Madhe, Kryebashkiaku Marinaj: Projektet infrastrukturore, prioritetet kryesore

Aktualitet | 11 muaj më parë

Buxheti i vitit 2026 parashikon një sërë investimesh të rëndësishme në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Sipas kryebashkiakut Tonin Marinaj, prioritetet kryesore do t’i marrin projektet infrastrukturore, me fokus tek përmirësimi i ujësjellësve dhe rikonstruksioni i rrjetit elektrik.

“Mbetet uji i pijshëm, ku ne kemi vlerësuar për të riparuar veprën. Një investim tjetër është tek Syri i Sheganit ose dy puset në pjesën e sipërme për ta furnizuar Koplikun, Vajzën me ujë. Boga tashmë është futur në një agjendë të fuqishme investimesh”, tha kryebashkiaku.

Kryebashkiaku Marinaj foli edhe për projektin e rëndësishëm mes Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë Malësi e Madhe, që përfshin një plan të ri zhvillimi, i cili synon shndërrimin e gjithë vijës së liqenit të Shkodrës në një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon. Ky projekt pritet të zbatohet në mesin e vitit të ardhshëm, thekson Marinaj.

“Nga viti tjetër do të fillojmë”, tha kryebashkiaku i Malësisë së Madhe.

Kryebashkiaku u shpreh se zbatimi i disa prej projekteve do të nisë menjëherë pas miratimit të buxhetit, duke u shtrirë në disa njësi administrative që prej vitesh përballen me problematika.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme