Zgjedhja e kreut të ri të SPAK – Të enjten dëgjohen kandidatët, një grua synon drejtimin e prokurorisë së posaçme

Aktualitet | 11 muaj më parë

Vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi në fundin e muajit nëntor, se të ejten në orën 09:00 do të nisë edhe seanca për intervistat e kandidatëve.

Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.

Të katër kandidatët, të cilët aspirojnë për drejtimin e prokurorisë së posaçme do të shpalosin përpara anëtarëve të KLP-së platformat e tyre, se si mendojnë ta drejtojnë SPAK-un nëse votëbesohen prej tyre.

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së kandidatit apo kandidates etj.

Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që kandidati apo kandidatja të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë.

Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme