Kukës, sfidat e të rinjve në fokus – Mungesa e aktiviteteve rinore, kërkohet angazhim institucional

Sociale | 11 muaj më parë

Dita e Rinisë në Kukës është përqendruar te sfidat dhe nevojat aktuale të të rinjve në qytet. Në fokus të diskutimeve kanë qenë prioritetet që lidhen me krijimin e hapësirave rinore, të cilat janë ende në proces realizimi, por që sipas pjesëmarrësve vazhdojnë të kenë mungesë në nivelin dhe cilësinë e aktiviteteve që zhvillohen brenda tyre.

“Disa prej prioriteteve të cilat janë në proces është krijimi i hapësirave rinore . Në Kukës ka disa hapësira të cilat janë krijuar vitet e fundit. Por ajo që mbetet sfidë është niveli i aktivitetit që zhvillohet në to”, u shpreh Lavdrim Shehu, Koordinator i Qendrës për Progres Rinor.

Koordinatori Lavdrim Shehu ka theksuar se, ndryshe nga ajo që pritej, kjo ditë nuk është shënuar me aktivitete konkrete për të rinjtë, por ka rezultuar më shumë si një ditë pushimi zyrtar.

“Është një ditë pushimi në vend që të ishte nja ditë e mbushur me aktivitete”, tha ai.

Në përfundim, u theksua nevoja që Dita e të Rinjve të mos mbetet thjesht formale, por të shoqërohet me më shumë angazhime konkrete dhe iniciativa reale në mbështetje të të rinjve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme