Egnatia rikthehet te fitorja, Albanese dhe Ndreca ndëshkojnë Vorën

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Egnatia reagon pas humbjes së parë shtëpiake në kampionat (ndaj Flamurtarit), duke mposhtur Vorën 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiores. Albanese dhe Ndreca shënojnë për rrogozhinasit në pjesën e dytë.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot emocione. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndonëse të dyja skuadrat kanë pasur raste për shënim, por nuk kanë arritur të zhbllokojnë ndeshjen.

Në pjesën e dytë, pas verifikimit në VAR, gjyqtari Cjapi akordon penallti për vendasit. Nga pika e bardhë tregohet i saktë Albanese, që shënon golin e avantazhit për Egnatian. Loja bëhet e bukur, me dy skuadrat që sulmojnë në kërkim të golit.

Vendasit shënojnë sërish me Ndrecën dhe vulosin përfundimisht fatin e kësaj sfide. Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat dhe ngjitet në momentalisht në vendin e parë në renditje në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Vora mbetet 16 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme