Ndryshime ligjore për diasporën. Komisioni miraton ndryshimet, opozita voton kundër

Politikë | 11 muaj më parë

Komisioni parlamentar përgjegjës për çështjet e diasporës miratoi disa ndryshime në ligj që synojnë modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Zëvendësministrja në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti deklaroi se ndryshimet pasqyrojnë kërkesat e ardhura nga diaspora.

“Ky projektligj synon të shmang paqartësitë në zbatimin e tij dhe të krijojë mekanizma më efikase për funksionimin e strukturave. Janë ristrukturimit të rolit të MEPJ si autoritet kryesor i politikave për diasporën duke rritur autoritetin dhe koherencën vendimmarrëse përmes shërbimit të jashtëm dhe misioneve diplomatike, riorganizim institucional duke qartësuar rolin e organeve përgjegjëse për diasporën dhe heqjen e strukturave që nuk korrespondojnë më me situatën pas shfuqizimit të Ministrit të Shtetit për Diasporën“, tha Premti.

Për kryetaren e komisionit Ina Zhupa ndryshime në ligj duhej të parapriheshin nga konsultime me diasporën.

“Do të kishit bërë mirë që diasporën ta dëgjonit paraprakisht edhe me takimet dhe më pas të reflektonit me një projektligj. Takimet e vetme që janë bërë me diasporën kanë qenë takime elektorale. Kërkoj që të keni seriozitet në trajtimin e diasporës. Uroj që të mos vini pas disa vitesh me sugjerime dhe ligje të tjera”, tha Zhupa.

Projektligji kalon për votim në seancë plenare.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme