Skema Kombëtare e Bujqësisë, mbështetje bletarëve për rritjen e sasisë së mjaltit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Në sektorin e bletarisë, numërohen mbi 5 mijë bletarë në rang vendi. Haxhi Miftari nga Maqellara tregon shembullin e një prej bletarëve më të suksesshëm. Ai zotëron rreth 800 koshere të organizuara në 6 parqe bletarie, duke prodhuar mjaltë cilësor “Made in Albania”.

“Në total kemi një numër prej 800 koshere. Mjalti është cilësor. Kjo është një nga zonat më të mira të Dibrës për të grumbulluar mjaltë”, thotë ai.

Falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes Direkte, e cila përfshin një masë të dedikuar për bletarinë, fermerët kanë arritur të ulin kostot e prodhimit, të rrisin sasinë e mjaltit dhe të zotërojë më tej aktivitetin e tyre.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme