Komisioni i Ligjeve rihap garën për Gjykatën Kushtetuese, 20 ditë afat për pasuesin e Elsa Toskës

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka vendosur t’i japë një shans të dytë plotësimit të vakancës në Gjykatën Kushtetuese, pas pezullimit të procedurës së parë për shkak të mungesës së kandidatëve.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Ulsi Manja, komisioni njoftoi rishpalljen e procedurës së aplikimit për vendin e lënë bosh pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Elsa Toska në vitin 2025.
Relatori i çështjes, deputeti Olsi Komici, sqaroi para kolegëve ngërçin e krijuar. Sipas tij, “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) u detyrua të pezullonte procedurën e parë dhe të njoftonte Kuvendin, pasi numri i kandidatëve në garë ishte i pamjaftueshëm për të vijuar me renditjen dhe vlerësimin.”
Pas diskutimeve, Komisioni vendosi zyrtarisht rishpalljen e thirrjes, duke u lënë të interesuarve një afat prej 20 ditësh për dorëzimin e dosjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




