“Trialog” – Analisti Sulo: Protestat janë sinjal i indinjatës së qytetarëve, por pa efekt politik
Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Arjon Sulo komentoi zhvillimet e fundit politike dhe protestat e organizuara në kryeqytet.
Sulo theksoi se protesta e Lapajt ka pasur një element të nuhatjes populiste, duke përdorur simbolikën për të tërhequr vëmendjen e publikut.
“Protesta e Lapaj e tregoi, ai jo pa nuhatje populiste dhe kjo nuk është gjë e keqe sepse mund ta kthesh të gjithë qenien tënde në populizëm. Si njeri që ka dal nga protesta, si politikan në bërje e sipër nga protesta ka zgjedhur të dal para kryeministrinë mënyrë simbolike dhe deri këtu ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, se duhet të ndajmë edhe vëmendjen e publikut. Por nga mesazhi tha që do ta rrëzojmë, tha që qytetarët do ti drejtohen. Ai në mënyrë të pandërgjegjshme edhe për tu distancuar në mënyrë të qëllimshme. Aty ka protestuar edhe PD të hënën në atë shesh, tani ky proteston dhe thotë se partitë politike nuk e rrëzojnë përfshirë dhe vetën dhe të kapi jashtë gardhit të vet të thithi mbështetjen që thoni ju. Fatkeqësisht nuk e ka”, u shpreh Sulo.
Sulo gjithashtu vuri në dukje se shumë qytetarë ndihen të shkëputur dhe të përjashtuar nga procesi vendimmarrës, duke shpjeguar një hendek të madh midis politikës dhe realitetit të përditshëm të popullsisë.
“Kam frikë se shqiptarët janë dorëzuar moralisht më thellë akoma se ndërgjegjja e politikës, apo dinjiteti. Qytetari duhet të ketë revolt, indinjatë, k zemërim, reagim. Nuk jam dakord me Lencin në një pikë. Jam dakord në pjesën e parë që thotë se shkëputja është shumë e madhe dhe kjo tregon se shumica e qytetarëve nuk janë të varfër janë të përjashtuar. Nuk janë vendimmarrës janë fare të papërfillur”, tha ai .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




