Trump: SHBA sekuestron një anije cisternë nafte pranë Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, duke e përshkruar si “më të madhën e sekuestruar ndonjëherë”. Operacioni u krye nga Roja Bregdetare e SHBA-së.
“U sekuestrua për një arsye shumë të mirë,” deklaroi Trump gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me naftën në cisternë, ai shtoi: “Epo, ne e mbajmë atë, mendoj… Unë supozoj se do ta mbajmë naftën.”
Venezuela ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës në botë, dhe presidenti i saj, Nicolás Maduro, ka akuzuar më parë SHBA-në se po përpiqet të marrë kontrollin e tyre. Qeveria venezuelase beson se prania e shtuar ushtarake e SHBA-së në rajon synon të rrëzojë presidentin Maduro.
Sekuestrimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë forcuar praninë e tyre ushtarake në rajon, në kuadër të një operacioni që thuhet se synon luftimin e trafikut të drogës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




