Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tre orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Fermerë grekë do të mbajnë edhe këtë të premte (12 dhjetor) një protestë në aksin Kakavijë–Janinë. Policia Kufitare Kakavijë njofton se protesta do të mbahet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke) dhe si pasojë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme