Aksident në unazën e Lushnjës, përplaset furgoni me motorin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e qytetit të Lushnjës. Burime nga vendngjarje bëjnë me dije për RTSH 24, se në aksident janë përfshirë një automjet tip furgon dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha.
Mësohet se në momentin e përplasjes, në furgon udhëtonin 6 persona, të cilët fatmirësisht nuk raportohet të kenë pësuar lëndime. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së këtij aksidenti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




