Washington, Bardhi takon Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të SHBA, Harmeet K. Dhillon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nga figurat e rëndësishme të Departamentit të Drejtësisë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bardhi bëri të ditur se është pritur në zyrë nga Harmeet K. Dhillon, e cila mban postin e Ndihmës Prokurores së Përgjithshme të SHBA.
Bardhi e ka cilësuar këtë takim dhe qëndrimin e zyrtarëve amerikanë si një sinjal shpresëdhënës për Shqipërinë. Ai theksoi se SHBA ka vendosur prioritet absolut goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.
“Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë,” shkruan Bardhi.
Kreu i grupit të demokratëve nënvizoi se rruga e vetme për integrimin e vendit kalon përmes pastrimit të krimit dhe korrupsionit.
“Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për në BE,” përfundon reagimi i Bardhit nga Washingtoni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




