Brisida Gjikondi: Zgjedhja e Klodjan Brahos si kreu i SPAK ishte e duhura
Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH 1 HD, juristja Brisida Gjikondi komentoi zgjedhjen e Klodjan Brahos si drejtues i ri i SPAK, duke e cilësuar atë si vendimin më të përshtatshëm.
Gjikondi theksoi se, ndonëse shumëkush mendon se zgjedhja është diktuar nga ndërkombëtarët, intervistat e katër kandidatëve treguan qartë diferencën e Brahos krahasuar me të tjerët.
“Është për të ardhur keq sepse të gjithë kujtojnë se ka qenë zgjedhje e ndërkombëtarëve, por të shikojmë intervistat e të katër kandidaturave që ishin aty, diferenca ishte e dukshme krahasuar me kandidaturat e tjera. Patjetër që ai ka pasur dhe pëlqyeshmërinë e ndërkombëtarëve sepse e dimë shumë mirë që kanë një informacion të detajuar për gjithë punën e secilit prej tyre.”
Ajo shtoi se mbështetja ndërkombëtare ka qenë e dukshme, teksa u shpreh “Patjetër që ai ka pasur dhe pëlqyeshmërinë e ndërkombëtarëve sepse e dimë shumë mirë që kanë një informacion të detajuar për gjithë punën e secilit prej tyre.”
“Diferenca ishte e dukshme, edhe pse pyetjet ishin të njëjta. Prezantimi i tij bëri dallimin. Por edhe opinioni publik që nuk ka informacionin e ndërkombëtarëve, me prezantimin e djeshëm e bënte diferencën duke e krahasuar me kandidatët e tjerë. Edhe pse ishin pyetjet të njëjta, ai bëri diferencën” u shpreh ajo.
Juristja shtoi se Braho ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët disponojnë informacion të detajuar mbi punën e secilit kandidat, por edhe opinioni publik e ka perceptuar si më të përgatiturin.
“Z. Klodian Braho nuk ka pasur vetëm mbështetjen e ndërkombëtarëve, por edhe nga z. Altin Dumani.”
Sipas Gjikondit, Braho ka një veçori që e dallon nga kandidatët e tjerë, ai ka qenë i sulmuar mediatikisht kohët e fundit nga klane të caktuara politike, mediatike apo edhe të krimit të organizuar, të cilat nuk kanë dashur që ai të arrijë në këtë pozicion.
“Z. Braho ka një veçori nga tre të tjerët sepse ka qenë i sulmuar mediatikisht kohët e fundit, ku nga klane të caktuara nuk kanë dashur që ai të arrijë këtu ku arriti. Klane të caktuara nga politika-mediatike, apo edhe krimi i organizuar nuk kanë dashur të ishte ai i zgjedhuri.” përfundoi Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




