Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznisë i mungon fitorja prej katër javësh, Sinani: Me Bylisin maksimumin për të marrë tri pikët!

Në vigjilje të ndeshjes me Bylisin, në kampin shkodran doli në konferencën e ditës së sotme për shtyp Vioresin Sinani. Drejtori sportiv komentoi përballjen e radhës të kuqebluve, të cilët do të ndeshen me Bylisin.
Në fjalën e tij Sinani la të kuptohej se mungesa e fitores në katër takime radhazi sa vjen dhe shtohet në kampin shkodran. Ai pranoi se dueli me Bylisin në “Loro Boriçi” do të ishte një shans i mirë për të besuarit e Edi Martinit për të kthyer inertësinë.
“Atmosfera është normale, e mirë, besoj shumë që kthehemi te fitorja. Jam i bindur që djemtë dhe të gjithë bashkë, stafi, do japim maksimumin dhe Vllaznia do rikthehet te 3 pikët. Jemi në pozicion që edhe lojtarët që kanë pasur probleme po kthehen. Me ekip të plotë besoj që gjërat gjithmonë do bëhen edhe më të lehta”, e nisi fjalën e tij drejtori sportiv.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




