Sërish bllokim në Kakavijë, protesta e fermerëve grekë paralizon qarkullimin drejt Janinës për tre orë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sërish këtë të diel (14 dhjetor), për shkak të një tjetër proteste të fermerëve grekë. Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 (me orën greke), në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Ky është bllokimi i disatë i këtij segmenti gjatë javëve të fundit, pasi fermerët grekë kanë intensifikuar protestat e tyre, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e qytetarëve që kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe situatat problematike në kufi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme