NBA/ Lakers rrezikojnë në Phoenix, Curry jep spektakël në Oregon, por Warriors humbin

Los Angelos Lakers kanë shpërdoruar një avantazh prej 20 pikësh duke rrezikuar që të humbin takimin në Phoenix. Për ekipin nga Kalifornia deciziv ishte saktësia nga goditjet e lira e LeBron James, autor i 26 pikëve. Ndërsa edhe Luka Donçiç dha kontributin e tij me 29 pikë të shënuara.
Një tjetër ndeshje me shumë emocion në mbrëmjen e kaluar ishte edhe ajo mes Golden State dhe Suns. Në Portland vendasit arritën që të mposhtnin ekipin nga San Francisko edhe pse Steph Curry ishte në një formë fenomenale. Curry mbylli mbrëmjen në Oregon me 48 pikë në llogari, por skuadra e tij nuk përfitoi duke marrë një humbje, e cila do të mbtet gjatë në memorien e tifozëve.
Ndeshjet NBA
Cleveland Cavaliers-Charlotte Hornets 111-119 (Kohë shtesë)
Indiana Pacers-Washington Wizards 89-108
Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers 120-117
Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks 127-82
Minnesota Timberwolves-Sacramento Kings 117-103
Chicago Bulls-New Orleans Pelicans 104-114
Phoenix Suns-Los Angeles Lakers 114-116
Portland Trail Blazers-Golden State Warriors 136-131
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




