I mori disa automjetet për t’i shitur dhe u zhduk, 35-vjeçari denoncon të riun në Vaun e Dejës, shpallet në kërkim

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, pas denoncimit të një banori në Vaun e Dejës se e ka mashtruar duke i marrë disa automjete për t’ia shitur, por më pas është zhdukur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin E. Ll., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Rranxë, se 25-vjeçari i ka marrë disa automjete, duke e mashtruar se do t’i shiste dhe do t’i jepte paratë e përfituara nga shitja e tyre. Policia po punon për kapjen e shtetasit E. Ll. dhe për gjetjen e automjeteve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




