AKCM mbështet 5 bashki me trajtime dhe përballimin e emergjencave civile
Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile zhvilloi fushatën ndërgjegjësuese mbi zjarret dhe përmbytjet në institucione të ndryshme. Përmes këtij projekti, Agjencia ka mbështetur pesë bashki që preken çdo vit nga këto fatkeqësi, konkretisht Malësi e Madhe, Pukë, Divjakë, Rrogozhinë dhe Kavajë. Në këtë fazë janë realizuar takime në bashkitë përkatëse për të diskutuar situatat emergjente dhe masat e parandalimit të hershëm.
“Kemi nevojë për një stacion malor zjarrfikës , për shtim të kapaciteteve të burimeve njerëzore, kemi nevojë për shtimin për kapacitete materiale, automjete”, u shpreh një ndër përfaqësuesit e AKCM.
Projekti parashikon që vitin e ardhshëm të ofrojë pajisje moderne si drone, varka shpëtimi, veshje profesionale dhe mjete për zonat malore. Fushata ndërgjegjësuese është zhvilluar gjithashtu në katër shkolla, me një fondi i akorduar nga BE.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



