Lecce del me njoftim zyrtar për Medon Berishën, rezonanca tregon tërheqje të gradës së dytë

Klubi i Lecce-s ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të mesfushorit Medon Berisha, i cili u detyrua të lindte fushën gjatë ndeshjes kundër Pisa. Nuk ka alarm për futbollistin e Kombëtares, të cilit do t’i duhet deri në një muaj e gjysmë për t’u rikuperuar.
“Lecce bën me dije se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Lecce–Pisa, ka kryer këtë mëngjes rezonancën magnetike, që ka treguar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e djathtë”, – shkruhet në njoftimin e klubi italian.

Për rikuperimin e dëmtimeve të tilla duhen zakonisht nga 3 deri në 6 javë. Mesfushorit të Kombëtares shqiptare do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave në rastin më të keq një muaj e gjysmë. Bie kështu alarmi, pasi në momentin e parë u duk se kishim të bënim me një dëmtim të rëndë, kur ai doli nga fusha me barrelë.
Medon Berisha po kalonte një formë shumë të mirë në kampionatin italian, me gola dhe asiste, që e kishin shpallur disa herë si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Trajneri Silvinjo mund të rrijë i qetë, pasi do ta ketë të gatshëm këtë lojtar për sfida e marsit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




