Conference League 2025-2026/ Lata dhe Xhaja zgjidhen nga UEFA si kryesorë të dy ndeshjeve

Java e gjashtë e Conference League 2025-2026 do të jetë një “vitrinë” e mirë për arbitrat shqiptarë pasi UEFA u ka besuar dy takime.
Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i ndeshjes mes ukrainasve të Dinamos së Kievit dhe armenëve të NOA FA. Kryesori në fjalë do të ndihmohet nga një ekip shqiptar arbitrash. Kështu anësorë do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Dhoma e VAR në “Motor Lublin Arena” të Polonisë do të përbëhet nga holandezi Jeroen Manschot dhe Albert Doda.
Kryesori i dytë shqiptar në aksion do të jetë Florian Lata. Ky i fundit, së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si anësorë, do të gjykojë duelin mes Slovan Bratislavës dhe BK Häcken. Arbitër i katër i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji. Ndërsa dhoma e VAR do të jetë 100% kuqezi me Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




