“Për fat të keq gabimet ndodhin”, Lara Colturi: Mendoj pozitivisht, pres me padurim garën e ardhshme

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka folur ekskluzivisht për RTSH pas përfundimit të zbritjes së parë në pistën Courchevel, garë të cilën 19-vjeçarja nuk arriti ta përfundonte për shkak të një gabimi. Për rrjedhojë Lara nuk do të garojë në zbritjen e dytë. skiatorja shqiptare deklaron se i vjen keq që gaboi, por nuk “dorëzohet” dhe premton se do të japë maksimumin në garat e ardhshme të Kupës së Botës në Ski për femra.
“Më vjen keq që nuk arrita të kualifikohesha, për fat të keq gabimet ndodhin. Po ecja mirë, por e tillë është gara, ka të papritura dhe gabimet mund të ndodhin. Më vjen keq sepse isha përgatitur mirë për këtë garë, por tashmë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të fokusohem për garën e ardhshme.
Mundohem që të qëndroj gjithmonë pozitive. Gabimet ndodhin, por mendoj pozitivisht dhe pres me padurim garën e ardhshme, ku do të mundohem që të jap më të mirën. Nuk ishte faji i pistës, ndihesha shumë mirë dhe isha stërvitur shumë mirë, por për fat të keq gabova”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi për RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




