Flakadanë, përplasje e kaos, mbyllet seanca e fundit parlamentare për 2025
Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare Kuvendit të Shqipërisë për këtë vit.
Mes këtij kaosi është bërë edhe betimi i Avokatit të Popullit Endri Shabani. Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputetët kanë kaluar në votimin e prezencës dhe më pas projektligjeve për të mbyllur më tej seancën.

Salla e parlamentit është mbushur me tym për shkak të flakadanëve dhe përplasja e dhunshme mes deputetëve dhe punonjësve të gardës ka vijuar, duke mos lejuar vijimin normal të seancës. Gjatë gjithë kohës kreu i PD-së Sali Berisha ka qëndruar në këmbë duke kaluar në lidhje ‘live’ nga parlamenti në profilin e tij në “Facebook”. Kreu i Kuvendit përjashtoi nga seanca dy deputetë të PD-së Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët vazhdimisht hidhnin sende ndaj ministrave dhe gardës.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



