6 trofe në vitin 2025, PSG arrin rekordin e Bayernit dhe Barcelonës

Futboll Bota | 11 muaj më parë

PSG-ja e Luis Enriques, me fitoren në Kupën Ndërkontinentale kundër Flamengos arriti të  koleksionojë gjashtë trofe në vitin 2025 (Ligue 1, Coupe de France, Superkupa franceze, Liga e Kampionëve, Superkupa e Europës dhe, sigurisht, Kupa Ndërkontinentale).

Një arritje e madhe. Dhe të mendosh se shuma mund të kishte qenë edhe më e lartë (dhe më historike) nëse parisienët nuk do të mundeshin nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Vetëm dy ekipe të tjera në historinë e futbollit kanë arritur të sjellin në shtëpi po aq trofe në një vit kalendarik: Barcelona e Guardiolës në vitin 2009 dhe Bayerni i Mynihut i Hansi Flick në vitin 2020.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme